Jepni mendimin tuaj ne temat e meposhteme! |
Tema |
|
Permbajtja |
Bisede
me ateistet |
|
Ne kete
teme diskutohet ateizmi si koncept. Arsyet qe cojne njeriun ne mosbesim, deklarimi i
pavaresise nga principet e ligjvenesit suprem, filozofia e ekzistences, diskutim mbi
literaturen ateiste. |
Mbi
utopine |
|
Utopia
eshte atje, ne horizont. Une afrohem dy hapa, ajo me largohet dy hapa. Bej dhjete hapa dhe
horizonti me spostohet dhjete hapa, E gjemoj por asnjehere nuk e arrij. Per cfare duhet
utopia? Mos duhet per kete: Per te ecur?! |
Cfare
ju terheq tek nicku qe keni zgjedhur??? |
|
Eshte
nje pyetje qe me lindi rastesishem kur pashe nje mori me nickname te cuditshem ketu ne
Albforum... Flisni pak per nickun tuaj dhe spjegoni se cfare ju ka shtyre per ta
zgjedhur... |
Kur
e kuptoni qe jeni i/e dashuruar me dike?! |
|
Tregoni
eksperiencat tuaja qe te dalim ne nje emerues te perbashket. |
DASHURI NE
KOHEN E KOLERES!!! |
|
Takova
sot nje mikun tim me te cilin diskutuam gjate problemet e tij... Me tregoi se si e dashura
e tij... me tregoi investimet e tij ne ndjenje, kohe dhe para, skenen flagrante, mungesen
e guximit per ti thene pse ose ik, alkoolin, rikthimin, turpin...
Me lindi automatikisht pyetja, a ja vlen te dashurosh sot, sot ne kohen e koleres?! Ju si
mendoni???
|
Domosdoshmeria
e shumllojshmerise. |
|
Hmmm me
lindi natyrshem te hap kete teme pasi pashe dike sot qe imitonte dike tjeter deri ne
detajet me te imta. Mu duk aq e peshtire si situate sa qe pyeta veten (dhe ju) sa e
domosdoshme eshte shumllojshmeria?! |
Ju
qe besoni Zotin, a e pranoni inçestin?! |
|
Ti pranon Zotin si koncept dhe automatikisht i referohesh
librave te tij ne perkatesine fetare qe ke. Pyetja eshte e thjeshte. Per sa Zoti krijoi
Even dhe Adamin a.k.a Havane dhe Ademin dhe keta paten femijet e tyre te cilet u shumuan
(sipas fjales se Zotit) per te patur dhe ata femijet e tyre, ti si individ qe e beson
qenien e Zotit a e pranon inçestin??? |
Bibla dhe
ungjijt e fshehur. |
|
Sipas
te dhenave qe kam pervec ungjijve te publikuar ne BIBEL pra ai sipas sh.Gjonit, sh.Lukes,
sh.Mateut dhe sh.Markut jane dhe dy ungjij te tjere ai sipas sh.Jakobit apostull dhe ai
sipas sh.Thomait apostull. Dy ungjijte sipas te njetave te dhena vazhdojne te zene pluhur
ne bibloteken gjigande te Vatikanit dhe nuk jane botuar asnjehere ne forme integrale.
Sipas po te njejtit burim ne Ungjillin sipas Jakobit thuhet shprehimisht se ky i fundit
nuk ishte nje kushuri i Jezu Krishtit (sic pershkruhet ne ungjijt e tjere) por i vellai i
tij nga nena (Maria)dhe sh.Jozefi. Ndersa ai i shen Thomait shkon me tej duke thene se
Maria Magdalena ishte e dashura e Jezusit. A jane keto arsye qe lene keto ungjij jashte
BIBLES? |
Nese
Zoti eshte i mire atehere pse ekziston vuajtja? |
|
Ne nje
moment apo ne nje tjeter, gjendemi te perballur me dhimbjen tone apo te dikujt qe kemi
prane, Automatikisht lind pyetja "PSE?" por me fort theksohet "Pse
pikerisht mua" "Cfare te keqje kam bere". Kemi nje sentiment me te vertete
percmimi dhe nje deshire e tmerrshme rebelimi qe te na largoje nga Zoti.... Mos ndoshta
eshte sic thote shkrimtari Paul Claudet «Zoti nuk ka ardhur per te ndare vuajtjen, nuk ka
ardhur ta spjegoje, por ka ardhur ta mbushe me prezencen e tij... Apo ashtu sic shkruhet
ne Bibel Bibbia: «Mbart me vete vuajtjet tona, mban ne trup dhimbjet tona » (Is 53, 4). |
Fjalori
erotik ne Shqip, nga Edmond Tupja |
|
Per ata
qe nuk jane ne dijeni, prej ca kohesh ne tregun e dijes eshte shtuar dhe nje fjalor i ri,
ai erotik me autor Edmond Tupen. Si mendoni a eshte i vlefshem nje fjalor i tille? Duhet
te ekzistoje apo jo. |
Flamuri
shqiptar mbi hene?! |
|
Degjova
rastesisht prej disa miqve te mij qe nje astonaut me origjine shqiptare ka vendosur ne
hene para disa vitesh gjate nje ekspedite flamurin tone kombetar. Nese kjo eshte e vertete
ky eshte nje eveniment shume i madh i pa publikuar deri me tash, pasi jane shume te pakte
flamujt qe qendrojne mbi siperfaqen e satelitit tone natyral.
Desha te di nese ju jeni ne dijeni per nje gje te tille. |
Ilir Meta
udhe e mbare... |
|
Me sa
duket eshte tashme e dukshme carja brenda partise socialiste mes kryseise e bazes me ish
Kryeministrin (2 here), ish-zvkryeministrin (2 here), ish-n/kryetarin, ish Kryetarin e
Fressh z.Ilir Meta bashkeshortes se tij ish Kryetare e Fressh, dhe nja tre ish ministrave
te qeverise qe ai drejtonte.
A mendoni se Meta dhe perkrahesit e tij jane thjeshte nje grusht mosmirenjohesish te cilet
perdoren Partine Socialiste per sa kohe uleshin mbi karriket e titullareve dhe tani qe
kane mbetur duarbosh duan te demtojne interesin e PS ne bashkepunim me Berishen apo Meta
po vepron drejt duke bere pak a shume levizen e Pollos disa vjet me pare me PD. |
Parlamenti
rrezon rezoluten per Çamerine |
|
Me 53
vota pro te opozites dhe 55 abstenime te maxhorances Parlamenti shqiptar rrezoi rezoluten
drejtuar Parlamentit grek per çeshtjen çame. Themelues te kesaj rezolute ishin te gjitha
forcat politike shqiptare. Socialistet u justifikuan duke thene se me kete votim mbrojten
te ardhmen e Shqipetareve emigrante ne Greqi ndersa opozita akuzoi maxhorancen si pjese e
Politikes fqinje. Si mendoni ju? A duhej votuar kjo rezolute? A ka gisht Nano ne rrezimin
e saj? |
Mos
e hiqni germen (Ç)... |
|
Lexova
diku se gjuhetaret dhe akademiket shqiptare duan te mblidhen per te diskutuar mbi heqjen
nga alfabeti yne të germes (Ç) Mendoj se nese do ndodhte nje gje e tille do te na
ç'orjentonte dhe do beheshim çorbe... ju ç'mendoni... them se pa germen "E
BUKUR" (Ç) nuk do na shijonte as çamçakizi, nuk do na shkrepte as çakmaku + naten
do ta kalonim pa çarçafë |
Duhet te
quhet Çlirimi i Shqiperise apo Lirimi i Shqiperise?! |
|
Shpeshhere
them pse u quajt Çlirimi i Shqiperise nga Okupatori dhe jo Lirimi i Shqiperise nga
Okupatori? Ne vetvete germa "Ç" perpara nje fjale tjeter te perdoreshme
(aktive) tregon mohim, shembull konkret: "Behet + Ç = Ç'behet ose nuk behet",
"Organizim + Ç = Ç'organizim ose nuk organizohet"...
Pra realisht me ben pershtypje pse i'u shtua "Lirimit" "Ç-ja" dhe u
be "Çlirim"...
* Ju mendoni se ky eshte thjeshte nje gabim drejtshkrimor i trasheguar rastesisht me te
cilin u ambjentuam dhe nuk e ndryshojme?
* Fjala Çlirim ka te njejtin kuptim me fjalen Lirim vetem se e para perdoret
subjektivisht dhe e dyta objektivisht?
* Perkufizim i politikes moniste qe t'i thoshte gjerat troç, "dmth. nuk je i liruar,
je i çliruar: liruar + Ç = Çliruar (jo i lire)... |
Proteste
e heshtur: BERISHA IK?! |
|
A ju
duket sikur Berisha mban peng politiken e djathte shqiptare dhe njerezia duke kujtuar te
hidhuren 97 nuk voton ndryshimin duke lene Nanon (tashme pasanik) ne fronin e
Kryeministrit te vendit??? Mos tashme ka ardhur koha qe Berisha te largohet nga posti i
kryeopozitarit per ti lene vend ndryshimit??? |
Sot
votohet... AF POLL |
|
Ne
Republiken e Shqiperise sot votohet per te rinovuar Kuvendin. Shiko emrin ne listen e AF
dhe jep voten tende.
PS. Ky sondazh zgjat deri ne diten e zgjedhjeve parlamentare. Faleminderit |
REFERENDUM,
votohen gjashte pika... |
|
1. Si
duhet te jete sistemi zgjedhor per legjitlativin ne Republiken e Shqiperise.
2. Legjistlativi ne Republiken e Shqiperise duhet te jete me 1 dhome apo 2 dhoma.
3. Sherbimi ushtarak ne Republiken e Shqiperise.
4. Denimi me vdekje ne Republiken e Shqiperise.
5. Pro apo kunder hyrjes se Republikes se Shqiperise ne Bashkimin Europian.
6. Liberalizimi i drograve te lehta ne Republiken e Shqiperise. |
SHERLOK
HOLMES!!! |
|
Zbulimet tuaja me te fundit mbi cdo gje ne pergjithesi dhe
mbi anetaret e AF ne vecanti "perplasini" ne kete temen ketu, qe pasi zbulova se
nuk ekzistonte e krijova me duart e mija...
...Si rrjedhoje cdo te hene komisioni i AF do te jape titullin "DEDEKTIVI I
JAVES" duke identifikuar njekohesisht Sherlok Holmesin e vertete, qe jam i bindur qe
gjendet mes jush.
PUNE TE MBARE MIQ |
"Caffe
ALBFORUMI" |
|
KLIENTE!!!
Me qe te gjithe po merren me bisnes thashe ta hap dhe une nje... ndonese virtual dhe pa
tatime.
Miresevini ne "CAFFE ALBFORUMI", shija e muhabetit. P.S. Fillimisht si
"pronar" jam i detyruar te punesoj banakiere dhe kamariere!
Kush nga ju afrohet vullnetar??? KONTAKTONI |
HOME
Permbledhja e postimeve te S6T6N6 ne AF
1,2 |