Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


ALBMEDIA, revista e munguar!

krastashow.gif (17030 bytes)

KRASTA SHOW "ETHET E SE PREMTES MBREMA"

Ka mbaruar tashme dhe sezoni i dyte i spektaklit "Krasta Show" Ethet e sė premtes mbrema. Nje emision teper i suksesshem i ndertuar ne formen e nje shkolle per gjetjen e talenteve te reja ne fushen e muzikes, "Ethet" mberthyen per dy edicione rresht (2 vjet) publikun mbarkombetar.

krasta02.gif (20729 bytes)krasta01.gif (23323 bytes)

Aventuren e tij showmeni i mirenjohur Adi Krasta e nisi ne vitin 2003 kur u mor dhe iniciativa per t'i dhene jete nje showi te modelit anglez. Nepermjet nje lajmerimi publik te rinjte vinin dhe provonin veten e tyre perpara nje komisioni te perbere nga pese emra te njohur te muzikes shqiptare, Zhani Ciko, Alfred Kacinari, Shpetim Saraci, Zerina Kuke dhe Kristi, i cili ne edicionin e dyte u zevendesua me kantautorin Elton Deda. Stafi levizi nga njeri qytet ne tjetrin (edicionin e dyte edhe ne Kosove) duke seleksionuar me te talentuarit.

krasta03.gif (20889 bytes)krasta04.gif (22564 bytes)

"Eja ne Tirane" u be lightmotiv ato dite per te rinjte e shumte te cilet do te beheshin pjese e nje seleksionimi te dyte dhe me pas nje te treti per te lene te ngjiteshin ne skenen e "Etheve" 10 me te miret. Per nente jave rresht konkurentet do te "luftonin" per te nxjerre ne pah aftesite e tyre ne cdo rryme te muzikes, pasi cdo jave njeri prej tyre do te eleminohej deri ne finalen e madhe. Publiku kesaj here do te ishte ai qe do te bente diferencen nepermjet telefonatave te tij. Gjate spektaklit Krasta kishte dhe surpriza te tjera te cilat i jepnin garnityren e duhur Etheve te te premtes mbrema.

krasta07.gif (18375 bytes)krasta06.gif (17971 bytes)

Edicioni i pare do te kurorezonte Anjeza Shahinin fituese te "Etheve" duke e bere me pas ate teper te mirepritur per publikun shqiptar, duke i dhene mundesine te konkuroje ne kompeticione teper prestigjioze si Kenget e Stines apo Festivali i kenges ne RTSH ku ajo me merite fitoi vendin e pare duke shkuar me pas per te perfaqesuar Shqiperine ne Eurovizion ku mori vendin e gjashte. Ne vendin e dyte do te rradhitej Klajdi Musabelliu i cili ne Kenget e Stines 2004 fitoi vendin e pare. Nderkohe qe edicioni i dyte shpalli fitues te etheve Luiz Ejllin, djalin nga Shkodra, me nje perspektive te madhe ne fushen e kenges.

krasta05.gif (21212 bytes)

Nje tjeter edicion shpresojme te filloje vitin e ardhshem duke i dhene mundesi talenteve te reja te afirmohen ne rrugen e bukur dhe te veshtire te artit.

KRASTA SHOW "ETHET E SE PREMTES MBREMA"

 

<<< home.gif (1330 bytes) >>>
telesport.gif (10612 bytes)

vizion.gif (12317 bytes)

rtsh.gif (11204 bytes)

rtk.gif (11398 bytes)

 

Spektakli Krasta Show "Ethet e se premtes mbrema" edicionin e pare eshte transmetuar nga Telesport dhe RTSH ndersa edicionin e dyte nga Vizion Plus, RTSH dhe RTK.

 







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.