Permbajtja

Udhetim ne media

Televizionet
Radiot
Shtypi i shkruar
Sateliti
Downloads
Albforumi
Media POLL


ALBMEDIA, revista e munguar!

show.gif (11694 bytes)

JO VETEM SHOW...

Viti 2004 mund te quhet ndryshe dhe viti i showeve televizive. Te konceptuara dhe pergatitura ne forma te ndryshme padashur ato u bene pjese e pandare e darkes sone. Kombinatshow ishte i pari i ketij tipi, i menduar ne menyren italiane, gazetari Enkel Demi sillte cdo te premte perpara publikut te Televizionit Kombetar Klan te ftuar nga fusha te ndryshme te jetes si artiste, politikane apo gazetare per te diskutuar ceshtje specifike. Spektaklit i bashkangjitej dhe nje orkester si dhe nje trupe baleti e drejtuar nga koreografi Albi Nako.

kombinat.gif (43916 bytes)

KOMBINAT SHOW

Po ne te njejten periudhe nje Show tjeter do te vinte ne ekranet shqiptare. Nepermjet valeve te Top Channel me dt. 1 janar fillon Top Show nga gazetari Alban Dudushi. Showi do te ishte i pernatshem dhe do te trajtonte tema te ndryshme nga personazhe te ndryshme. Nje orkester dhe dy kengetare te talentuar, nje publik qe diskutonte se bashku me te ftuarit do e kthenin Top Showin ne nje bashkebisedim per ceshtjet qe shqetesojne (ekonomia, politika, infrastuktura, emigracioni) apo dhe per ato te vecanta si (kriminaliteti, homoseksualizmi apo tatuazhet).

topshow.gif (38166 bytes)

TOP SHOW

Ne nje forme shume me te ndryshme nga dy te parat vinte Showi i gazetarit Arian Cani ne Televizionin Kombetar Arberia, "Zone e Lire" i studiuar ne menyren franceze, showi i cuditshem sillte me shume se sa nje diskutim te thjeshte, nje perballje individesh. Nuk mund te harrohen akuzat e z.Gjicari kunder Ministrit Poci per Korridorin 8, tregimet e L.Hoxhes per vjehrren e saj Nexhmijen apo poezite e dashurise derguar Ciljeta Xhilages nga nje personazh VIP. Personazhe qe hynin Zonen e Lire per te treguar nje histori te merzitshme dhe qe befas gjenin perballe armikun e tyre me te madh...personazhe qe dilnin nga studio shpeshhere ne lot, dhe qe i jepnin publikut shqiptar sodisfaksin e nje gjeje te re, te panjohur.

zonelire.gif (29121 bytes)

ZONE E LIRE

 

<<< home.gif (1330 bytes) >>>
 

 

 

 

 

 

 

 

tvklan.gif (8612 bytes)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

topch.gif (11439 bytes)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

tva.gif (11370 bytes)







 

About ALBMEDIA Copyright 2004 by S6T6N6. All rights reserved.